Erasmus + në "Masaryk University”, Brno, Republika Çeke
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Masaryk University”, Brno, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master në të gjitha fushat;
- Shkëmbim të stafit për trajnim.
Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me notë mesatare mbi 8.
Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar, të paktën, një semestër nga fushat më poshtë.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë: për nivelin Bachelor dhe Master:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
- Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 shtator 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Udhëzuesi për aplikim https://smss.uni-pr.edu/
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.