Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

Administrator Administrator 13 mars 2026

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në " Hanze University of Applied Sciences” Groningen, Holandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime bachelor;

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0

Fushat e mobilitetit janë në linkun si më poshtë: www.hanze.nl/exchange.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 mars 2026

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit Znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected]

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!