Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

Administrator Administrator 26 shtator 2025 Arkivuar

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences”, Groningen, Holandë

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Hanze University of Applied Sciences” në Groningen, Holandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2025/2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me notë mesatare mbi 8.

Fusha e mobilitetit është: Punë sociale

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/ Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me 10 tetor 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesinë aplikim në linkun më poshtë:
https://uni-pr.edu/uploads/migrated/chameleon/9d126c68-d821-489d-8ee2-7a7058492b82.pdf

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.