ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI

ERASMUS+ NË EUROPIAN UNIVERSITY VIADRINA, FRANKFURT- GJERMANI

Administrator Administrator 11 dhjetor 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror 2025/2026, në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik (Antropologji, Sociologji dhe Histori), si dhe nga Fakulteti i Ekonomisë të nivelit BA, MA&PhD;

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Fililogjik/Departamenti i Gazetarisë, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA), ndërsa për studentët Ph.D një projekt propozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni gjatë mobilitetit tuaj si dhe konfirmimin nga një profesor i cili/a do të ju  mbikëqyr gjatë kohës së qëndrimit në universitetin pritës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
  • Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  22 dhjetor 2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]