Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Administrator Administrator 11 dhjetor 2025 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës  hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së për semestrin veror 2025/2026  për mobilitete në Universitetin e Çukurovës në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +  mobility, të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbim studentëve nga niveli Bachelor dhe Master,  studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet BA ose MA në Universitetin e Prishtinës në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit BA dhe të paktën një semestër MA me notë mesatare mbi 8.00).

Fusha e mobilitetit:

  • Shkenca Politike;
  • Ekonomi;
  • Departamenti i gjuhës dhe letërsisë gjermane;
  • Departamenti i gjuhës dhe letërsisë turke.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Transkripta e notave(jo më i vjetër se një muaj);
  • Vërtetimi që jeni studentë (jo më i vjetër se një muaj);
  • Letër motivimi (në gjuhës angleze);
  • CV (formatit europass);
  • Kopja e pasaportës/letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

 Për më shumë informata luteni që a vizitoni ueb faqen e Universitetit të Çukurovës  në ueb faqen: Çukurova Üniversitesi - Çukurova Üniversitesi (cu.edu.tr)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  18 dhjetor 2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).