Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Administrator Administrator 18 tetor 2017 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët dhe stafin akademik për semestrin pranverorë 2017/2018 për mobilitete në Çukurova University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime:

  • BSc Economics dhe BSc Business Administration
  • MA në Political Science (International Relations/European Studies)

-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie:

  • BSc Economics dhe BSc Business Administration
  • MA në Political Science (International Relations/European Studies)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

Kohëzagjatja e bursave:

- Bachelor dhe Master (5 muaj, shkurt – qershor 2018)
- Stafi akademik (5+2 ditë)

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët
-Kompensimin 140 EUR në ditë për stafin
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Learning Agreement (shkarko këtu)

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Çukurova University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:

Economics (English) dhe Business Administration (English)  

http://eobs.cu.edu.tr/SistemDetay_en.aspx?OgrTurId=2

MA në Political Science (International Relations/European Studies)

http://eobs.cu.edu.tr/SistemDetay_en.aspx?OgrTurId=3

Ju duhet të aplikoni në Çukurova University për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

-CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
-Kontrata e punës
-Planin për mësimdhënie (shkarko këtu)
-Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

Afati për aplikim për semestrin pranverorë: 27 tetor 2017

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Çukurova University’’ në emailat:

[email protected], [email protected]

Studentët e përzgjedhur, pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.