Erasmus + në Bournemouth University

Erasmus + në Bournemouth University

Administrator Administrator 21 shtator 2020 Arkivuar

Hapet thirrja për mobilitet për student në Programin Erasmus + në Bournemouth University

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim për mobilitet për studentët e UP-së (semestri veror janar-maj 2021) në Bournemouth University, Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programet:

-       Antropologji

-       Sociologji

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një një vit të studimeve Bachelor) në Fakultetin Filozofik, Filologjik, Juridik apo atë të Arteve në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave / Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze; 500 fjalë)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)
- Çertifikata e gjuhës angleze: Çertifikata e IELTS (rezultati 5.5 minimum për të tri komponentet: shkrim, dëgjim dhe lexim). Ne rast se studenti/ja nuk e posedon çertifikaten e IELTS do të organizohet testi i veçant.

Afati për aplikim:  28 shtator 2020

Dokumentet me titullin "Bournemouth University" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

Intervistat me kanditatët do të mbahen me 30 shtator 2020.