ERASMUS+ në Bournemouth University

ERASMUS+ në Bournemouth University

Administrator Administrator 22 janar 2020 Arkivuar

ERASMUS+ në Bournemouth University (programet Sociology +) Antropologji, Filozofi

Hapet thirrja për mobilitet të stafit akademik me Programin Erasmus + në Bournemouth University
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim të stafit akademik të Fakultetit Filozofik të UP-së (semestri veror 2020) për mobilitet në Bournemouth University, Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, nga fushat:
-    Antropologji
-    Filozofi


Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
- Letër motivimi
- Dokument i cili dëshmon se jeni staf i UP-së
- Një dëshmi për njohjën e gjuhës angleze (mund të spjegohet në letrën e motivimit)

Afati për aplikim deri më:  29 janar 2020

Dokumentet me titullin "Bournemouth University" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF.
Për më shumë informata rreth mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.