Erasmus+ në Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani

Erasmus+ në Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani

Administrator Administrator 13 mars 2026

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në  Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027, për mobilitete në Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelo dhe Master

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve ose studentët nga niveli Master që kanë të përfunduar një semestër.

Fushat e mobilitetit:  Fakulteti Ekonomik

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Certifikata e notave/transkripta;
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
  • Nota mesatare preferohet të jetë jo më pak se 8.00.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në “Bonn-Rhein-Sieg University of Applied Sciences” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare Information for Exchange Students | Hochschule Bonn-Rhein-Sieg (H-BRS).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 25 mars 2026.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).