Erasmus+ në "Boğaziçi University”, Turqi
Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Boğaziçi University”, Turqi
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në “Boğaziçi University”, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime BA, (një semestër);
- Shkëmbimin e stafit.
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Fushat e mobilitetit janë:
- Fakulteti i Edukimit - Secondary Teaching
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor:
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Publikimet për staf akademik;
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).
Afati për aplikim është deri më 2 mars 2020.
Dokumentet me titull " Boğaziçi University " duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.