Erasmus+ në "Atatürk University Erasmus“ Turqi
Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Atatürk University Erasmus“ Turqi
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Atatürk University“ Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me 7 dhjetor 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha-Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.