Erasmus + Mobility në Universitetin e Gracit, Austri
Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Gracit, Austri
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin “Karl Franz” në Grac të Austrisë, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
Studentët e nivelit BA dhe MA mund ta shkarkojnë Learning Agreement.
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës). Këtu mund ta gjeni letrën e mentorimit, e cila duhet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga profesori në universitetin pritës Letter of Supervision.
Kohëzgjatja e bursave të shkëmbimit:
-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)
Bursat përfshijnë:
- 850 euro në muaj për studentët;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/transkripta (preferohet në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD:
· Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
· Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
· Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
· Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.
Për programet e studimit në Universitetin e Gracit, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare:
https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/overview/
Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini
Guidelines how to search courses: http://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf
https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/
Dokumentet me titull "University of Graz Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Data e fundit për aplikim është 5 prill 2019.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111, Prishtinë.