ERASMUS+ European University Viadrina (Frankfurt Oder, Gjermani)

ERASMUS+ European University Viadrina (Frankfurt Oder, Gjermani)

Administrator Administrator 5 shkurt 2020 Arkivuar

Hapet thirrja për mobilitet të stafit akademik me Programin Erasmus + në European University of Viadrina
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim të stafit akademik të Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Filologjisë të UP-së (semestri veror 2020) për mobilitet në European University Viadrina, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, nga fushat:
-    Antropologji
-    Filozofi
-    Gjuhë dhe letërsi Shqipe
-    Sociologji


Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
- Letër motivimi/abstrakt:

Pjesë e mobiltetit është pjesëmarrja në seminarin “Kosovo’s B/ORDERS and beyond: Considering the interplay of shifting borders and social orders in South Eastern Europe.” Aplikantët duhet të dorëzojnë abstrakt të kumtesës  (300 fjalë) në vend të letër motivimit.

- Dokument i cili dëshmon se jeni staf i UP-së
- Një dëshmi për njohjën e gjuhës angleze apo gjermane (mund të spjegohet në letrën e motivimit)

Afati për aplikim:  12 shkurt 2020

Dokumentet me titullin "European University Viadrina" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF.
Për më shumë informata rreth aplikacionit dhe mobilitetit mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.