DY GRUPE VIJUESISH E PËRFUNDUAN TRAJNIMIN E NIVELI TË AVANCUAR “PLANIFIKIMI DHE IMPLEMENTIMI I MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË” E ORGANIZUAR NGA QENDRA PËR PËRSOSMËRI NË MËSIMDHËNIE E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Administrator Administrator 14 korrik 2019 Arkivuar

Më 11 dhe 12 korrik 2019, u mbajtë trajnimi i nivelit të avancuar  “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” për dy grupe pjesëmarrësish e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor të organizuar në hapësirat e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë dhe të realizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht të certifikuar të QPM-së e vijuan 37 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.  

Përmes këtij trajnimi, vijuesit i thelluan njohuritë e tyre për qasjet dhe teoritë e ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit, si dhe përmes punës praktike, i demonstruan aftësitë e tyre për zbatimin e njohurive të marra në nivelin bazik dhe të avancuar të trajnimeve me studentët e njësive të tyre akademike tyre në punën e tyre të përditshme mësimdhënëse. Vlerësimi i trajnimit nga pjesëmarrësit ishte pozitiv, ndërkaq komentet dhe sugjerimet dhe kërkesat e vijuesve janë të vazhdohet me trajnime në një të ardhme të afërt përkunder faktit që ata tashmë i kanë vijuar dhe janë certifikuar në të dy nivelet. Kërkesa e pjesëmarrësve lidhet me kurset specifike, të cilat në fakt përputhen me orientimin dhe planet imediate të QPM-së.

Pjesëmarrësit, përveç që i vlerësojnë trajnimet e QPM-së si një mundësi e vlefshme per t'u informuar dhe per t'u përsosur ne shkathtësitë mësimdhënëse, e shohin edhe si një forum të domosdoshëm për t'u njohur me kolegë nga njësi të ndryshme akademike, për të këmbyer përvojat, për të diskutuar për vështirësitë dhe sfidat, por edhe për të gjetur mundësi për tejkalimin e tyre. 

Me këtë radhë trajnimi, u bënë 407 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së të cilët u certifikuan përmes trajnimeve të QPM-së. Si rrjedhojë e interesimit të madh për trajnimet e QPM-së, Qendra jonë do të vazhdoj me trajnimet në muajin shtator kur edhe do të dërgohet ftesa për aplikim.