Delegacioni i UP-së e viziton Universitetin Linneaus në Suedi

Delegacioni i UP-së e viziton Universitetin Linneaus në Suedi

Blerta Dibrani 2 tetor 2023 Arkivuar

Një delegacion nga Universiteti i Prishtinës, i kryesuar nga prorektorja për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, prof. asoc. dr. Pranvera Breznica-Selmani, e ka vizituar Universitetin Linneaus në Suedi. Pjesë e delegacionit ishin edhe profesorët Lule Ahmedi (koordinatore e projektit PhDICTKES) dhe Kadri Sylejmani nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Artan Krasniqi nga Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, si dhe anëtarët e stafit administrativ profesional të UP-së: Ilir Hajdari, Fitim Seferi dhe Blerta Dibrani.

Përfaqësuesit e UP-së kanë zhvilluar takime me përfaqësues të universitetit nikoqir, përfshirë prorektoren për inovacion dhe marrëdhënie me jashtë, prof. Ann-Charlote Larsson, dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Ian Nicholls si dhe me homologë në zyra e departamente respektive në kuadër të Universitetit Linneaus, me të cilët kanë diskutuar rreth mundësive për thellim të bashkëpunimit.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite njëjavore ishte edhe shkëmbimi i përvojave dhe njohurive ndërmjet studentëve. Në pesë ditët e vizitës, studentët e programeve të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Kompjuterike: Lyra Dobruna, Flutura Fejzullahu, Ndriçim Halili dhe Dardan Bakiu, janë trajnuar dhe certifikuar për “Shkrim Akademik” nga universiteti pritës.

Vizita u realizua në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe implementimi i një programi të TIK-ut për Sistemin e Arsimit në Kosovë – PhDICTKES”, pjesë e programit Erasmus+ Key Action 2