Deklaratë nga Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike lidhur me procesin e akreditimit të programeve të studimit në universitetet publike
Në takimin e sotëm të Konferencës së Rektorëve u shqyrtua gjendja në universitetet publike në Kosovë, pas njoftimit të AKA-së për mbylljen e programeve studimore të akredituara
Pas takimeve me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, me zv/kryeministrin e Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe me Komisionin Parlamentar për Arsim, Konferenca e Rektorëve e vlerëson përkushtimin e tyre për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me njoftimin e AKA-së për mbylljen e programeve të akredituara.
Konferenca e Rektorëve beson se reagimi i saj ka rikthyer në opinion publik çështjen e autonomisë së universiteteve, e sulmuar viteve të fundit si nga grupet e interesit politik, si dhe ka shtuar besimin e profesoratit e të studentëve për ruajtjen e sistemit të lartë publik arsimor nga degradimi.
Konferenca e Rektorëve pajtohet me idenë e diskutuar në takime me institucionet Republikës së Kosovës për rishqyrtimin e strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë publik në Kosovë.
Konferenca e Rektorëve beson se studentët nuk duhet të pësojnë në këtë angazhim për arsimin e lartë publik dhe autonominë universitare. Provimet e afatit të janarit dhe semestri i dytë do të fillojnë në secilin universitet publik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në kohën e duhur.
Universitetet publike qëndrojnë në kërkesat e artikuluara në takimin e 28 janarit 2019.
Universitetet publike do të organizojnë protesta në forma të ndryshme deri në realizimin e kërkesave.
Ftojmë institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e problemeve rreth mbylljes së programeve të akredituara.
Klikoni këtu për të parë deklaratën zyrtare në versionin PDF.