Certifikohet gjenerata e V-të e Praktikantëve në Qendren për Zhvillim të Karrierës

Administrator Administrator 15 shkurt 2018 Arkivuar

Qendra për Zhvillim të Karrierës, ishte hapësira mikëpritse për gjeneraten e V-të të studentëve praktikantë në Kendet Informuese të QZhK-së, Menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “: Rektorit - Prof Dr. Mrajan Dema, Prof. Dr. Myrvete Badivuku - Prorektore për buxhet dhe financa dhe Specialistes së rekrutimit në departamentin e resurseve humane nga ProCredit Bank Znj. Blerina Kuqi – Hoti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema përgëzoi praktikantët për finalizimin me sukses të praktikes në këndet informuese të QZHK-së, këshilltaret e karrierës për punën e bërë, si dhe përfaqësuesen nga Banka Procredit, znj. Blerina Kuqi – Hoti për bashkëpunimin e frytshëm që kanë pasur me UP-në në vazhdimësi.

“Nuk dyshoj që nga ky program sot po certifikohen studentët më të mirë, të cilët me punën që kanë bërë vullnetarisht, i kanë zgjeruar njohuritë vetanake, por edhe kanë kontribuar për Universitetin si dhe kanë orientuar kolegët e tyre drejt zhvillimit në karrierë”, u tha Dema studentëve në fjalën e tij.

Studentët e certifikuar i përgëzoi edhe prorektorja për buxhet dhe financa në UP, prof. dr. Myrvete Badivuku – Pantina, e cila në fjalën e saj ndër të tjerash falënderoi edhe bankën e Procredit për punën e mirë që kanë bërë në trajnimin e të rinjve të UP-së në vazhdimësi.

Znj. Blerina Kuqi – Hoti, specialiste e rekrutimit në departamentin e resurseve humane në  ProCredit Bank, theksoj se: bashkëpunimi me stafin e Qendres për Zhvillim të Karrierës, është në nivelet me të larta, si rezultat i ketij bashkëpunimi ProCredit Bank, tani një partner i Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, ka si qellim zhvillimin e metejmë të shkathtësive të studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit përmes trajnimeve profesionale.  Bazuar në bashkëpunimin në mesë Qendres për Zhvillim të Karrierës dhe ProCredit Bank, nga Dhjetori 2017 ( zyrtarizuar me :ANEKS MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT ) , ProCredit Bank ofronë trajnim profesionale ( Hyrja në sisteme bankare ), një javor  (Trajnimi i ProCredit Bank sipas aneks MoM konsistonë në trajnimin një javor i cili përfshinë tre ditë trajnim në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve të ProCredit Bank në Prevallë dhe dy ditë në Zyret e Bankës ProCredit. ), studentëve të Universitetit të Prishtinës, respektivisht praktikantëve  të Qendrës për Zhvillim të Karrierës. Nga ky program qe ofron banka jonë sot u certifikuan tetëmbëdhjetë studentë nga Universiteti i Prishtinës Hasan “ Prishtina “.

Programi i Punës Praktike në Qendren për Zhvillim të Karrierës – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “, zhvillohet në Këndet Informuese të QZHK-së, të cilat janë aktive në trembëdhjet njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Përmes  Këndëve Informuese, studentët dhe të diplomuarit e UPHP-së, u ofrohen sherbime për edukim, këshillim, orientim dhe zhvillim në Karrierë.

Ky programi i punës praktike,  zgjatë tre muaj dhe mbikqyret nga Këshilltaret për Karrierë të QZhK-së. Fillimisht, aplikuesit perzgjidhen në bazë të kritereve të konkursit, me pasë trajnohen për ofrimin e shërbimeve për edukim, këshillim, orientim dhe zhvillim në Karrierë dhe në vazhdimesi të programit punohet në zhvillimin e aktiviteteve për studentë dhe të diplomuar të UPHP-së. Qellimi i programit të punës praktike, është zhvillimi i shkathtesive për studentë dhe të diplomuar dhe nderlidhja e tyre  me tregun e punës. Programi i punës praktike në QZhK – është pa pagesë i bazuar në angazhimin vullnetar ( 4h brenda ç’do ditë pune ). Praktikantet ndër të tjera zhvillojnë këto njohuri: Regjistrimin e të dhënave në databazë, Informimin e studentëve përmes platformave on-line, Këshillimin për përgaditjen e CV-së dhe letrës motivuese, Këshillimin në pergaditjen për intervistë pune, Zhvillimin e shkathtësive në qasje me tregun e punës,  Ideimin, planifikimin dhe moderimin e një aktiviteti me tregun e punës, Moderimin e sesionit këshillues: Video Sesion – AgCAS – Bëhu gati për tregun e punës!, Promovimin e shërbimeve digitale të Karrierës: pvk.uni-pr.edu ( Platformen Virtuale të Karrierës – PVK ) dhe ekarriera.uni-pr.edu ( E – Karriera ), etj.

Sot u Certifkiuan katermbedhjet praktikantë nga programi i  punës praktike në QZhK  të angazhuar në periudhen: Shtator – Dhjetor 2017,  dhe trembedhjet studentë të cilet kanë përfunduar me sukses modulin e II trajnues në QZhK, me temat: ( Shkathtësitë e nevojshme për punësim më të lehtë – shitja; Shkathtesit e komunikimit; dhe Shkathtësit e prezantimit).

Përmes programit të punës praktike në QZhK, janë certifikuar pesë gjenerata ( Janar 2016  - Dhjetor 2017 ), numëri i perfituesve është 72 praktikantë prej tyre 57 Femra. Nderkaq numëri i të punësuarve pas përfundimit të programit të punës praktike në QZhK, është 50.

Aktualisht po e zhvillon praktiken Gjenerata VI e praktikantëve në QZHK. Gjenerata në ardhje, është gjenerata e VII - të, e cila pritet të filloj me programin e punës praktike në Prill 2018.