CEREMONIA E DIPLOMIMIT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Të dashur student të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftojmë se, Universiteti i Prishtinës është duke organizuar ceremoninë e Diplomimit për studentët e gjeneratës 2017 – 2018.
Duke marr parasysh përkushtimin që ka menaxhmenti për krijimin e një tradite dhe kulture të cilësisë, ngjarja e organizimit të Ceremonisë së Diplomimit në Universitetin tonë, synon të shëndrohet në një ngjarje tradicionale dhe të vazhdueshme.
Andaj, për ne, stafin e UP-së, të qenit pjesëmarrës dhe organizatorë i edicionit të dytë të ceremonisë së diplomimit, do të jetë treguesi më i mirë për rëndësinë dhe respektin që ka Universiteti për studentin tij.
Ceremonia e diplomimit do të mbahet më datën 27 Shtator 2018, për vendin dhe kohën do të njoftoheni në ditët në vazhdim
Për detalet e mbarëvajtjes së ceremonisë, të diplomuarit do të njoftohen përmes emailit dhe telefonit.
Me respekt,
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”