Bursat për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, Fakultetin Ndërkombëtar “City College”, 2017-2018

Administrator Administrator 5 qershor 2017 Arkivuar

Për: · Studime universitare (Bachelor) · Studime pasuniversitare (Master-me orar të plotë) · Ekzekutiv MBA (me orar jo të plotë) · Doktoratë – PhD (me orar të plotë / jo të plotë

Universiteti i Sheffield-it, Fakulteti Ndërkombëtar, CITY College në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ofrojnë gjashtëdhjetë e dy (62) bursa për studentët nga Kosova për studime Bachelor, Master (me orar të plotë), MBA (me orar jo të plotë) dhe Studime Doktorate- PHD (me orar të plotë / jo të plotë (Viti i pranimit: 2017- 2018). Sipas kësaj iniciative, CITY College synon të mbështesë shkollimin për studentët e dalluar të cilët dëshirojnë të studiojnë në CITY College në Selanik-Greqi dhe të marrin diplomë të pranuar në nivel ndërkombëtar nga Universiteti i Sheffield-it. Studimet do të ofrohen në kampusin e Universitetit të Sheffield-it, CITY College në Selanik. Universiteti i Sheffield-it është universitet me renome, ndër më të mirët në Britaninë e Madhe, që vazhdimisht radhitet në mesin e “100 universiteteve më të mira në botë”, në “10 universitetet më të mira për Kapacitete Hulumtuese. Zë vend në 1% -shin e “Universiteteve më të mira në botë”.

Për më shumë informata, luteni klikoni këtu: http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/05/announcement-entry-scholarships-for-students-from-kosovo-2017-18-shqip.pdf