Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit i UP-së, me universitetin e Këlnit

Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit i UP-së, me universitetin e Këlnit

Administrator Administrator 6 dhjetor 2023 Arkivuar

Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit i UP-së, me SKAT vazhdon duke jetësuar lidhjet direkte me Universitetin e Këlnit në Gjermani. Takimet u organizuan në ambientet e FIN.

Në takim morën pjesë rektori Qerimi dhe prorektorja prof.Arta Basha Jakupi.
Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit po organizohet punëtori e përbashkët në mes të dy IAL-ve me qëllim të realizimit dhe të thellimit të bashkëpunimit duke prezantuar mundësi të fushave hulumtuese, duke përfshire institucione të vendit.

Pjesë e kësaj vizite është edhe përmbushja e projektit Erasmus + në mes të Universiteteve të Prishtinës dhe Këlnit.

Profesorët vizitor nga Universiteti i Këlnit, prof.Lars Ribbe Dekan i Fakultetit të Technology Arts Science TH Koln, Sudeh Dehnavi dhe Xhesika Hoxha do të jenë pjesë e mësimit në programin e akredituar të menaxhimit të integruar të resurseve ujore.

Mësimi i paralajmëruar sipas orarit të publikuar me studentët e rregullt organizohet në gjuhë angleze,  profesorët nga Gjermania do të kontribuojnë edhe në shumë aktivitete tjera hulumtuese shkencore me kolegët dhe me studentët nga FIN.

Do të zhvillohen edhe praktika me studentët e programit të studimeve MIRU për kohën e studimit të tyre.