APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË UNINVERSITETIN E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË UNINVERSITETIN E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Administrator Administrator 17 janar 2019 Arkivuar

Kupto më shumë për profesionet në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina”!

Ftohen studentë të UP-së që të aplikojnë për punë praktike (praktikant) në njësitë akademike dhe Administratë qendroretë Universitetittë Prishtinës “Hasan Prishtina “.

Studentët do të jenë të angazhuar me orar fleksibil në koordinim me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë të njësisë përkatëse akademike apo administratës qendrore.
Puna praktike në Universitetin e Prishtinës është me pagesë në vlerë 80 € në muaj.

Në kuadër të punës praktike deri në fund të vitit 2019 do të angazhohen 166 studentë nga fusha të ndryshme studimi si: Filozofik, FSHMN (Biologji & Kimi) Filologji (Gazetari, Gjuhë angleze, Gjuhë Shqipe), Juridik, Ekonomik, FNA; FIEK (IT), FBV, Edukim.

Numri i studentëve që do të përzgjidhen nga fushat specifike të studimit do të caktohet sipas nevojave të brendshme të Universitetit.

Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë nga tre muaj (3 muaj) për secilin grup dhe atë:
a)    për grupin e parë 56 studentë, nga data 01.02.2019 deri më30.04.2019;
b)    për grupin e dytë 55 studentë, nga data 01.05.2019 deri më 30.07.2019;
c)    për grupin e tretë 55 studentë, nga data 01.09.2019 deri më 30.11.2019.

Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantët:
Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit do të caktohen nga mbikëqyrësi (në varësi se ku caktohet praktikanti).

Informata rreth aftësive në punë:
Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit,aftësi të mira analitike, shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office, programim (për IT) dhe shkathtësi në punë teknike,aftësi të punës në grup, motiv për t’u vetë zhvilluar.

Procedurat e aplikimit:
- Vizitoni ueb faqen: ekarriera.uni-pr.edu duke u kyçur me nr. e SEMS ID-së dhe fjalëkalimin e njëjtë që përdorni në SEMS.
- Plotësoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në sistem, i shkarkoni në PDF dhe i dërgoni në e-mailin [email protected].
- Gjithashtu, tek seksioni “Evente” kërko njoftimin “Apliko për punë praktike në UP” dhe zgjedh “Do të marrë pjesë”. Të dhënat e juaja do të regjistrohen automatikisht në sistemin tonë.

Aplikimi dhe kriteret për aplikim:
-
Kandidati për punë praktike duhet të jetë studentë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
- Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën më të lartë mesatare të studentëve.
- Studentët që përzgjidhen për të kryer punë praktike duhet të jenë studentë të vitit të tretë ose të katërt të studimeve Bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet Master.
- Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të shënuar si në pikën 3 të këtij njoftimi.
- Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me Referencë dhe Certifikatë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina “.
Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik Pdf, në e-mail adresën [email protected]

Afati i aplikimit nga data 17.01.2019 deri më datë 23.01.2019.