🎓 Antropologjia biologjike në fokus në Universitetin e Prishtinës
Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Prof. Britney Kyle nga University of Northern Colorado (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist.
Vizita e saj pesëjavëshe realizohet përmes projektit “Laying the Foundation for Biological Anthropology / Vendosja e themeleve të antropologjisë biologjike”, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Prishtinës.
Gjatë kësaj periudhe, Prof. Kyle do të zhvillojë një program të pasur akademik dhe publik që përfshin:
🔹 3 ligjërata publike mbi antropologjinë biologjike dhe bioarkeologjinë
🔹 2 punëtori praktike për studentë, me fokus në analizën e materialit skeletor dhe antropologjinë forenzike
🔹 Takime me stafin dhe studentët, për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime të ardhshme
🔹 Vizita studimore në terren, në lokalitete të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike në Kosovë
🔹 Paraqitje në medie kombëtare, për të sjellë antropologjinë biologjike më afër publikut
📅 Ligjëratat publike (të hapura për të gjithë):
• 27 Prill, 12:00–13:00 – Introductory Lecture: Biological Anthropology
• 4 Maj, 12:00–13:00 – The Bioarchaeology of Mediterranean Colonies Project
• 5 Maj, 12:00–13:00 – 250th Anniversary of the United States – Focus on Education
📍 Salla 127, Fakulteti Filozofik
📌 Punëtoritë për studentë:
• 29 Prill, 09:00–11:00 – Bringing Skeletons to Life
• 13 Maj, 09:00–11:00 – Bioarchaeology and Forensics (Hands-on)
📍 Salla 02, Fakulteti Filozofik
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e antropologjisë biologjike në Kosovë dhe për zgjerimin e profilit akademik të Departamentit të Antropologjisë.
👉 Mirë se vini në ligjërata!