Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë viziton Universitetin e Prishtinës

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë viziton Universitetin e Prishtinës

Administrator Administrator 28 gusht 2025 Arkivuar

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, shkëlqesia e tij Bernard Çobaj, në një takim me udhëheqësit e Universitetit të Prishtinës u informua rreth procesit të pranimit të studentëve nga ky shtet dhe kuotat e regjistrimit të shtetasve malazezë.

I pritur nga rektori Arben Hajrullahu, prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik Rozafa Basha dhe prorektori për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime Naim Jerliu, ambasadori Çobaj shprehu kënaqësinë që ndodhej në institucionin që edukoi breza të tërë të qytetarëve shqiptarë nga Mali i Zi. Ai tha se shqiptarët e shtetit fqinj janë të lidhur emocionalisht me Universitetin e Prishtinës, meqenëse shumë kuadro nga atje janë formuar në këtë universitet. Ambasadori e cilësoi UP-në strumbullar të dijes.

Rektori dhe prorektorët e njoftuan ambasadorin Çobaj edhe me procedurat që ndiqen gjatë numërimit të pikëve në testet pranuese për studentët shtetas të vendeve fqinje dhe e inkurajuan atë për vazhdim bashkëpunimi sidomos në fushën e arsimit të lartë.