ZKPS organizon prezantim për shkrim akademik me ligjërues Frank Azevedo

Administrator Administrator 15 October 2019 Archived

Sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajtur prezantim me udhëzime për shkrim akademik në gjuhën angleze.

Prezantimi me titull “Tips to make revising English-language rough drafts for clarity and conciseness less difficult” është mbajtur nga konsulenti ndërkombëtar Frank Azevedo, i cili është i specializuar në shkrim akademik në gjuhën angleze, e njëherësh është i angazhuar edhe si ligjërues në shumë universitete me renome botërore.

Gjatë këtij prezantimi u fol për përmirësimin e shkrimit akademik në gjuhën angleze në punime shkencore dhe projekte kërkimore. Ai foli për mitet e njohura të cilat studiuesit i përdorin në shkrimet e tyre, por të cilat duhet të eliminohen nga praktika e të shkruarit. Prof. Azevedo, ndër të tjerash, theksoi që shkrimi duhet të jetë: i qartë, konciz, koherent dhe i shkruar me kujdes.

Të pranishëm në këtë ligjërate ishin studentë, profesorë dhe pjesëtarë të stafit administrativ të UP-së.

Ligjërata me z. Azevedon është koordinuar nga Zyra për Projekte dhe Kërkime Shkencore e UP-së.