X Trailers 'Prishtina Trail Marathon', 26 Maj 2019

Administrator Administrator 22 May 2019 Archived

Klubi i vrapimit në shtigje malore në Kosovë. “X Trailers”, është duke organizuar maratonën ndërkombëtare të vrapimit në shtigje “Prishtina Trail Marathon” (PTM), e cila do të mbahet me 26 Maj 2019, në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë. 

Motoja e kësaj maratone është “Run Green. Run Clean” (‘Vrapo gjelbërt. Vrapo pastërt’), ndërsa të gjitha mjetet e përfituara nga ky organizim, si dhe donacionet eventuale, do të dedikohen për mbrojtjen e natyrës dhe mbjelljen e fidaneve të reja.   

Ftohen studentët e interesuar të jenë pjesë e maratonës duke mbështetut kështu të gjithë kauzen “Run Green. Run Clean”.