Vizite e shoqatës gjermane “Education Unlimited e.V.” në UP
Prorektori për kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“, prof. dr. Kurtesh Sherifi, priti në takim drejtoreshën e “Education Unlimited e.V.”, znj. Kerstin Zielosko, me seli ne Shtutgart të Gjermanisë, e shoqëruar me bashkëpunëtorë. “Education Unlimited e.V.” bashkon angazhimin qytetar në favor të qëllimeve bamirëse - promovimin e arsimit dhe trajnimit profesional, duke përfshirë ndihmën e studentëve.
Marrë parasysh se “Education Unlimited e.V” promovon dialogun dhe rrjetëzimin transnacional të të rinjve, mësuesve, trajnerëve dhe mentorëve të tyre në kontinentin evropian dhe më gjerë, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, në të ardhmen, ndërmjet UP-së dhe organizatës gjermane për projekte të përbashkëta.
