VentureUP ka përmbyllur periudhën e parë të Programit të Inkubimit

Administrator Administrator 18 December 2019 Archived

Qendra e Ndërmarrësisë & Inovacionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, VetureUP ka organizuar aktivitet për përmbylljen e periudhës së parë të programit të inkubimi.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, i pranishëm ishte prorektori për kërkime shkencore në UP, prof. dr. Faton Berisha, i cili tha se ndjehet krenar me punën e  studentëve dhe me përkrahjen që UP-ja po i jap ideve të tilla.


Programi i Inkubimit i VentureUP-it vlerëson idetë e biznesit të studentëve. Përveç sigurimit të një hapësire për zyrë dhe kompjuterë, ky program përfshin gjithashtu mentorim nga stafi i VentureUP-it, mentorim nga ekspertë të industrisë dhe qasje në burime financiare dhe investitorë.

Finalistë të këtij programi ishin katër ekipe, studentë të UP-së, të cilët prezantuan idetë e tyre para panelistëve ekspertë, ndërsa për ekipet fituese u ndanë çmime për të zhvilluar më tutje bizneset e tyre.

Programi i Inkubimit organizohet në kuadër të projektit “VentureUP - University of Prishtina Venture Incubator”, i përkrahur nga Bashkimi Evropian nsë Kosovë.