VentureUP fillon me punëtori dhe seminare falas për studentët e UP-së
Me kënaqësi ju njoftojmë se së bashku me GIZ - DIMAK, VentureUP do të fillojë të ofrojë punëtori (trajnime) dhe seminare falas për studentët e të gjitha fakulteteve dhe departamenteve të Universitetit të Prishtinës.
Këto punëtori (trajnime) dhe seminare ofrohen si pjesë e projektit "Përkrahja e Ndërmarrësisë dhe Shkathtësive të Fuqisë Punëtore (SEWS)", mbështetur nga DIMAK/GIZ.
Qëllimi i këtij projekti është që përmes punëtorive dhe trajnimeve për zhvillimin e kapaciteteve, studentët e Universitetit të Prishtinës të marrin aftësitë e nevojshme për profesionin e tyre. Me anë të kësaj studentët e UP-së do të kenë mundësi më shumë që të jenë të gatshëm për tregun e punës.
Këto mundësi vijnë pasi punëtoritë e mbajtura nga VentureUP, të cilat do të aftësojnë të rinjtë për kërkimin e një pune praktike apo për punësim më të lehtë gjatë apo pas studimeve, do të lehtësojnë qasjen e tyre në biznes dhe si rezultat të parandalojnë tendencat e migracionit të të rinjëve kosovarë.
Çdo student që është zyrtarisht i regjistruar në UP në nivelet e studimeve bachelor dhe master ka të drejtë të jetë pjesë e këtyre punëtorive. Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtyre punëtorive (trajnimeve), aplikoni duke përdorur vegëzën më poshtë:
https://goo.gl/forms/qmQGzw2vbTwPxCm12
Punëtoritë (trajnimet) e para fillojnë në muajin dhjetor dhe numri i ulëseve është i kufizuar.
VentureUP ofron këto trajnime:
- Punëtori për "aftësi të buta" (komunikim, prezantim, menaxhim të kohës dhe stresit, etika në biznes, puna ekipore, etj.);
- Punëtori për plane të biznesit;
- Punëtori për marketing dhe shitje;
- Punëtori për teknologji (IT, Data Science, Intro Coding, Network Systems, etj.);
- Punëtori për menaxhimin e mediave sociale në punë;
- Punëtori për financa dhe kontabilitet
Trajnimet do të jenë të ndryshme përgjatë shtatë muajve në vazhdim dhe aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës. Në bazë të kërkesave të secilit modul, vendi dhe koha do të caktohen paraprakisht në konsultim me të gjithë pjesëmarrësit.
ENGLISH:
We are pleased to announce that, together with GIZ-DIMAK, VentureUP will start providing free workshops and seminars for students from all faculties and departments of the University of Prishtina.
These workshops (trainings) and seminars are offered as part of the project "Supporting Entrepreneurship & Workforce Skills (SEWS)", supported by DIMAK/GIZ.
The purpose of this project is to provide students of the University of Prishtina with the necessary practical skills for easier employment during or after studies through workshops and capacity building trainings to facilitate their access to business and, as a result, prevent Kosovar youth migration trends.
If you want to be part of these workshops, please apply using the link below:
https://goo.gl/forms/qmQGzw2vbTwPxCm12
The first workshops (trainings) begin at the end of November and the number of seats is limited.
VentureUP provides following workshops (trainings):
- "Soft Skills" workshop (Communication, Presentation, Time and Stress Management, Business Ethics, Teamwork, etc.)
- Business Plan workshops
- Marketing and Sales workshops
- Technology workshops (IT, Data Science, Intro to Coding, Network Systems, etc.)
- Social Media Management at work
- Finance and Accounting workshops