Vendim për ndarjen e bursave universitare
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e mbajtur më datë 22. 03. 2018 mori:
V E N D I M
I. Për ndarjen e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët i kanë plotësuar kushte e konkursit për vitin akademik 2017/18.
II. Studentët që janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2017/18 duhet të paraqiten në zyrën e shërbimit financiar të fakultetit përkatës me dokumentet si në vijim:
1. Kopja e letërnjoftimit
2. Xhirollogaria e bankës-aktive.
Këshillë Juridike: Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2016/17 dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës për vitin 2017/18, kanë të drejtë ankese pas publikimit të listave në në ueb-faqen e UP-së. Përkatësisht me datë 28 dhe 29 mars 2018 . Ankesat duhet të dorëzohet në ndërtesën e rektorati të UP-së, zyra nr. 2.
Për të shkarkuar listat me emrat e studentëve përfitues të bursave universitare klikoni këtu.