Urimi i Rektorit Dema për Krishtlindjet Ortodokse
Të dashur besimtarë ortodoksë,
Në emër të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjithë komunitetit ortodoks ua përcjell urimet më të përzemërta me rastin e Krishtlindjeve!
Le të shërbejë kjo ditë si reflektim për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin, me dëshirën që të bashkuar, të vazhdojmë punën drejt realizimit të synimeve tona.
Gëzuar!
Me respekt,
Prof. Dr. Marjan Dema – Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”