URIMI I REKTORIT DEMA ME RASTIN E FESTES SË FITËR BAJRAMIT
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam. Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.
Urimi i Rektorit Dema:
Të dashur studentë,
I nderuar personel i UP-së,
Qytetarë të besimit islam,
Ju uroj nga zemra, me fat Fitër Bajramin! Me lutjen që tu jetë pranuar agjërimi si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tuaj, si dhe adhurimet e tjera, uroj që kjo festë të ju gjejë me shëndet dhe në harmoni!
Uroj që festat si kjo, të cilat më së shumti janë simbol i dashurisë dhe tolerancës, të na gjejnë të bashkuar drejt synimit për krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë tanë.
Gëzuar!
Prof. Dr. Marjan Dema
Rektor