UP shtyn afatin për pranimin e studentëve të rinj në studimet e doktoratës për vitin akademik 2019/20

Administrator Administrator 27 September 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2019/20, deri më 04 tetor 2019.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi, në këtë nivel të studimeve do të pranohen 126 studentë në 16 programe studimore, në kuadër të gjashtë njësive akademike.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij aplikimi, ju lutem klikoni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/uploads/migrated/chameleon/fb33ca00-e590-4ba7-823d-6462c462cc26.pdf?fbclid=IëAR36xJUaokMIG9aY92IPeoUceI6-S5Abhm59cOg0m3X6SclZJh977Jb6V-w