UP shënon sukses të ri – rangohet për 640 vende më lartë në Webometrics

UP shënon sukses të ri – rangohet për 640 vende më lartë në Webometrics

Administrator Administrator 25 January 2018 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” vazhdon të dëshmohet si institucion lider i arsimit të lartë në mbarë hapësirën shqiptare. Së fundi, në renditjen e azhurnuar nga Webometrics http://www.webometrics.info/en/world?page=4 në janar të këtij viti, UP është ngritur për 640 vende më lartë që nga listimi i fundit në këtë platformë në korrik të vitit 2017.

Rektori Dema tha që për ngritjen e cilësisë “është përdorur një formulë e thjeshtë: krijimi i standardeve dhe zbatimi i tyre, duke respektuar vlerat themelore të arsimit të lartë”. Ndërkaq suksesin Dema ia dedikoi të gjithë akterëve në këtë institucion.

“Ky sukses është arritur duke iu falënderuar studentëve, stafit akademik dhe jo akademik, Senatit, KD-së dhe menaxhmentit të UPHP-së, si dhe të gjithë partnerëve të brendshëm dhe të jashtëm” tha Rektori Dema.

Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë, i cili realizohet çdo gjashtë muaj për të gjitha universitetet botërore nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC).