UP organizon tryezën “Karriera dhe Punësimi në Bujqësi dhe Veterinari”

Administrator Administrator 17 December 2019 Archived

Për herë të katërt, Universitetit i Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë organizator i tryezës që po synon ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës. Tema e tryezës së sotme Ishte “Karriera dhe Punësimi në Bujqësi dhe Veterinari”, me ç’rast u diskutua për sfidat e punësimit në sektorin e bujqësisë.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, u tha përfaqësuesëve të tregut të punës të cilët ishin pjesëmarrës ne tryezë se bashkëpunimi në mes tyre dhe universitetit është jetik për të ardhmen e studentëve dhe shoqërisë.
“Pres nga ju që ta jepni kontributin tuaj sepse është interesi i përbashkët që të bashkëpunoni me ne, si dhe ne jemi shumë të përkushtuar që t’i shfrytëzojmë përvojat tuaja”, tha rektori Dema.


Ndërkaq, prorektorja për zhvillim dhe cilësi, prof. asoc. dr. Merita Koçinaj - Berisha, tha se tashmë në secilën njësi akademike janë krijuar trupat këshilldhënëse për vlerësimin tregun të punës.
“Ndërlidhja e edukimi dhe tregut të punës është pritoritet mbi prioritetet edhe në Universitetin e Prishtinës ashtu si në gjithë shoqërinë”, potencoi prorektorja.

Nën moton “Punësueshmëria”, tryeza vazhdoi me diskutimet e përfaqësuesve të tregut të punës lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me UP-në në punësimin e studentëve dhe të diplomuarve, ku shumë nga ta propozuan ide, duke theksuar këtu nevojën e punës praktike në universitet.

Në këtë tryezë të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës morën pjesë 18 përfaqësues të institucioneve, kompanive dhe organizatave nga sektori privat dhe publik, të cilat ofrojnë për studentët mundësi për avancim në karrierë.