UP organizon konferencën ndërkombëtare “Shoqëria e bazuar në njohuri, si strategji për rritje më të shpejtë ekonomike”
Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare me titull “Shoqëria e bazuar në njohuri, si strategji për rritje më të shpejtë ekonomike”, e organizuar nga Fakulteti Ekonomik, me mbështetjen nga UNDP dhe Komisioni Evropian.
Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i cili përgëzoi dekanin e këtij Fakulteti për punën e bërë, si dhe bashkëpunëtorët nga UNDP dhe Komisioni Evropian për mbështetjen.
Ai tha që me anë të kësaj konference po përmbushet edhe një qellim i këtij menaxhmenti në ndërkombëtarizimin e UP-së.
“Kjo konferencë përveç përmbushjes së qëllimit parësor të shërbimit si urë lidhëse në mes akademikëve dhe hulumtuesve, është edhe një hap tutje i meanxhmentit të UP-së në përmbushjen e objektivave kryesore të parapara me Planin Strategjik 2017 – 2019, ku në mesin e këtyre objektivave gjejmë si mjaft të rëndësishme edhe atë të globalizimit dhe ndërkombëtarizimit të UP-së, ku me pjesëmarrës nga disa vende të rajonit, Evropës dhe më gjerë, por bëjmë një hap konkret tutje në këtë drejtim”, tha Dema.
Punimet e konferencës i përshëndeti edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, i cili tha që organizmi i kësaj Konference është shembull pozitiv i angazhimit të Kosovës ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, përmes praktikave të njohjes ekonomike dhe edukative.
Ky organizim i Fakultetit Ekonomik u përshëndet edhe nga ministri i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, z. Besim Beqaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica si dhe nga përfaqësuesja e UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo.
Ndërkaq, i fundit në fjalët përshëndetëse, të pranishmëve iu drejtua dekani i Fakultetit Ekonomik, z. But Dedaj, i cili foli për detajet e kësaj konference ndërkombëtare që është organizuar nga ky Fakultet, duke falënderuar shumë mbështetësit e këtij organizimi nga UNDP dhe projekti Tempus i Komisionit Evropian.
Konferenca e parë ndërkombëtare dyditore “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik” është organizuar në gjashtë sesione, ku kanë marrë pjesë profesorë eminentë të fushës së ekonomisë nga disa universitete të Evropës, me prezencë më të theksuar nga Italia, Franca dhe Austria.