UP organizon Ditën e Orientimit për Studentë të Rinj

Administrator Administrator 24 September 2019 Archived

Për nder të ardhjes së studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ky universitet po organizon Ditën e Orientimit për Studentë të Rinj.

Kjo ditë do të shënohet me 1 tetor, me fiillim nga ora 10:00 në kampusin para Bibliotekës Kombëtare.

Në këtë ditë orientuese do të marrin pjesë fakultetet dhe të gjitha zyrat që kanë kontakt me studentët, në mënyrë që studentët e rinj të informohen nga afër lidhur me studimet në Universitetin e Prishtinës.