UP nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Institutin ATOMI

Administrator Administrator 13 November 2017 Archived

Ne zyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë nënshkrimi i Memorandumit te Mirëkuptimit në mes UP-së dhe Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme “ATOMI”.

Rektori Marjan Dema përgëzoi anëtarin e bordit drejtues të këtij Instituti, z. Jusuf Thaci, për punën që kanë bërë në ngritjen e këtij Instituti. Njëherësh, u shpreh i lumtur për nënshkrimin e këtij Memorandumi, duke shprehur gjithë vullnetin e tij për jetësimin tutje të objektivave që ai parasheh.

Në anën tjetër, z. Thaci nga Instituti Atomi shprehi gatishmërinë e ATOMI-t për bashkëpunim me UP-ne. Ai u shpreh shumë i lumtur me vazhdimin e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.

Ky Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, i lidhur ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina dhe Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI, u nënshkrua me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve në funksion të përkrahjes së personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Republikën e Kosovës.