UP-ja nënshkruan memorandum për mundësimin e punës praktike për studentët e FIEK-ut

UP-ja nënshkruan memorandum për mundësimin e punës praktike për studentët e FIEK-ut

Administrator Administrator 1 March 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, me anë të së cilës parashihet krijimi i mundësive për punë praktike për studentët e UP-së. Ky memorandum i nënshkruar ndërmjet rektorit të UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, parasheh që studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP të kryejnë praktikë me pagesë në…

Arritjen e këtij bashkëpunimi e përshëndeti rektori Dema, i cili tha që orientimi drejt tregut të punës i studentëve të UP-se është prioritet për menaxhmentin. Ai falënderoi ministrin Lluka për iniciativën për lidhjen e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm për studentët dhe sektorin e energjetikës në vend.
“Ne duhet të përgatisim kuadro të cilat janë të gatshme të përballen me tregun e punës dhe kjo marrëveshje është njëra prej mënyrave. Kjo është një mundësi e mirë për studentët e sektorit të energjetikës që të përgatiten dhe t’i shërbejnë këtij sektori”, tha rektori Dema.

Në anën tjetër, ministri Lluka falënderoj rektorin Dema për gatishmërinë e treguar për lidhjen e këtij bashkëpunimi, duke iu përgjigjur kërkesës për nënshkrim të memorandumit brenda ditës. Lluka tha se kjo nismë do t’i përgatitë kuadrot e reja për investimet të cilat vijnë në sektorin e energjisë.

Formalizimin e këtij bashkëpunimi e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, prof. dr. Enver Hamiti.

Ky memorandum, përveç punës praktike për studentët e UP-së, synon promovimin dhe masivizimin e edukimit në fushën e inxhinierisë elektrike, duke paraparë njëherësh që ndërmjet institucioneve nënshkruese të bëhet shkëmbimi i informatave me interes, të angazhohet personeli akademik i UP-së si ekspert të jashtëm në fushën e përgjegjësisë së tyre, të organizohen aktivitete të përbashkëta shkencore, e të tjera forma të bashkëpunimit.