UP-ja dhe MEA-ja nënshkruajnë memorandum me prioritet bashkëpunimin në ruajtje të mjedisit

Administrator Administrator 16 November 2020 Archived

Me qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, rektori, prof. dr. Naser Sahiti dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi kanë nënshkruar sot memorandum të bashkëpunimit.

Ashtu siç parasheh kjo marrëveshje, institucionet përgjegjëse do të bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në mbrojtjen e mjedisit dhe faunës, mbrojtjen e natyrës, ekspertizës dhe kërkimit shkencor për projekte mjedisore.

I lumtur për nënshkrimi i këtij memorandumi u shpreh rektori i UP-së, prof. dr Naser Sahiti, i cili thekoi se me nënshkrimin e këtij memorandumi, punimet në fushën e mjedisit do të vihen në pah edhe më shumë.
“Kam kënaqësinë që në cilësinë e rektorit të UP-së, të nënshkruaj këtë Memorandum Bashkëpunimi, duke pas parasysh që fusha e mbrojtës se mjedisit është një ndër temat më aktuale, jo vetëm në Kosovë por gjithandej globit. Me këtë marrëveshje do të kemi mundësinë që stafi i UP-së të jep një kontribut të çmueshëm me ekspertizën dhe analizat e tyre në mbrojtje të ambientit dhe faunës”, tha rektori Sahiti.

Ne anën tjetër, ministri Kuçi theksoi pikat e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij është një iniciative e hershme lidhur me çështjet e rëndësishme mjedisore.
“Marrëveshja parasheh realizim të kërkimeve të ndryshme shkencore, praktikes së studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, e te tjera çështje e projekte mjedisore. Rektorit i dëshiroj suksese në punën e tij sidomos, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës në lëmit përkatës të mjedisit”, ka thënë ministri Kuçi.

Për mbarëvajtjen e këtij memorandumi janë caktuar edhe koordinatorë nga të dyja palët, të cilët do të monitorojnë dhe sigurojnë zbatimin e memorandumit në fjalë.