UP-ja certifikon studentët praktikantë, ambasadorë si dhe ndjekësit e trajnimeve
Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që përfunduan punën praktike me pagesë në njësitë e këtij institucioni, studentët ambasadorë si dhe studentët që kanë ndjekur trajnime, janë certifikuar për punën e tyre.
Duke i uruar studentët për punën e tyre, i pari i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, tha se shpreson se këta studentë, në një të ardhme të afërt, do të bëhen promotorë të ndryshimeve në vend.
“Veçantia e këtij programi qëndron te shfrytëzimi i kapaciteteve administrative me qëllim të krijimit të një vlere të dyfishtë të bashkëpunimit në mes të studentëve dhe të diplomuarve praktikantë dhe stafit profesional administrativ në universitetin tonë”, tha rektori.
Në këtë ceremoni u certifikuan 166 studentë praktikantë, 24 studentë ambasadorë si dhe 17 studentë përfitues të trajnimeve.