UP hap konkursin për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve të studimeve themelore, për vitin akademik 2019/2020

Administrator Administrator 13 September 2019 Archived

Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2019/2020.

Gjithsej 3524 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së, në afatin e dytë të konkursit të këtij viti akademik.

Aplikimi për vendet e paplotësuara në programet e njësive akademike të UP-së do të zgjas deri më datën 19 shtator 2019.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim:

https://uni-pr.edu/uploads/migrated/chameleon/bb4f8b91-879a-4ccc-a3e3-97fad373ae5e.pdf