UP hap konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/20

UP hap konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/20

Administrator Administrator 26 November 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/2020 për studentët e nivelit Baçelor.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte: të jenë studentë të rregullt në UP; të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë; të mos kenë vit të përsëritur të studimeve; t’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin  e shtatorit të vitit akademik 2018/19 dhe të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00.

Afati për aplikim është i hapur deri më 10/12/2019, në ora 15:00.

Për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, detajet i gjeni në linkun: https://uni-pr.edu/uploads/migrated/chameleon/3ab717ae-7bc1-4885-93bd-274d9dd965e4.pdf