UP hap konkurs për pranimin e studentëve në studimet e master-it dhe doktoratës

Administrator Administrator 20 September 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e master-it dhe doktoratës për vitin akademik 2019/20.

UP në studimet postdiplomike-master, për ketë vit akademik, do të regjistrojë 2425 studentë, ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranojë 116 studentë.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim: https://www.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,65