UP dhe EvroTarget nënshkruajnë marrëveshje për për t’u mundësuar studentëve punë praktike

Administrator Administrator 25 September 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me EvroTarget L.L.C, përmes së cilës studentët e Departamentit të Kompjuterikes, Departamentit të Shkencave Kompjuterike dhe të Gjuhës Gjermane do të kenë mundësinë e kryerjes së punës praktike në këtë kompani.

Arritja e kësaj marrëveshjeje, sipas rektorit të Universiteti të Prishtinës, prof. dr Marjan Dema, është në përputhje me misionin e UP-së, që përveç mësimdhënies, t’i mundësojë studentëve dhe përvojën praktike.
“Universiteti i Prishtinës e ka mision mësimdhënien, mësimnxënien, hulumtimet shkencore dhe punën artistike. Krahas këtyre, UP synon që t’u mundësojë studentëve edhe përfitimin e punës praktike në mënyrë që të praktikojnë teorinë e mësuar”, tha rektori Dema

Ndërsa drejtori i kompanisë EvroTarget, z. Hamdi Malushaj, falënderoi universitetin për gatishmërinë për bashkëpunim.
“Afërsia e universitetit me biznese është shumë e rëndësishme për ndihmën në komunitet, konkretisht efiçiencën në studime, duke u mundësuar kështu depërtimin e studentëve në tregun e punës”, tha Malushaj.

Ndër të tjera, kjo marrëveshje siguron edhe organizimin e trajnimeve dhe ligjëratave nga ekspertët e kompanisë për zhvillim të karrierës, kryesisht në fushatë si: teknologjia informative, gjuha gjermane, menaxhmenti, motivimi, e të tjera.