Universiteti i Prishtinës promovon 14 doktorantë të rinj
Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave. Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, iu uroi doktorantët e rinj me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.
Kandidatët e shpallur doktorantë janë:
- Dëfrim Gashi
- Skënder Zhitia
- Mustafë Haziri
- Valbonë Mehmeti
- Nesade Muja Bajraktari
- Adil Olluri
- Gëzim Qerimi
- Rexhep Suma
- Murtez Zekolli
- Vjosa Fejza
- Vlora Prenaj
- Sinan Rusinovci
- Zana Vela Gaxha dhe
- Valbon Ajazaj