Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me BPB Bank
Sot në hapësirat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, u mbajt ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Bankën për Biznes Sh. A.
Kjo marrëveshje u inicua nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, e cila ka si qellim rritjen e numerik të partnerëve nga tregu i punës të cilët ofrojnë programe përgatitore të zhvillimit profesional për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.
Me këtë marrëveshje, palët kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve akademike dhe profesionale të studentëve të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Duke ofruar: Trajnime profesionale në Qendrën e Trajnimeve të Bankës për Biznes dhe Punë praktike në Degët apo Departamentet e Bankës për Biznes.

Palët nënshkruese në fjalimin e tyre para mediave theksuan rolin dhe rendësin e kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, prof. dr. Marjan Dema theksoj se kjo marrëveshje bashkëpunimi është një mundësi e mirë për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës. Sipas tij, kjo marrëveshje bashkëpunimi dhe të tjera sosh, janë të arritura të Planit Strategjik ( 2016 – 2019 ), ku parashihen objektiva të qarta për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “.
Ndërkaq, z. Arton Celina - Kryeshef Ekzekutiv në BPB Bank theksoj se BPB Bank, mbetet e përkushtuar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me tej z. Celina, theksoj se BPB Bank do të ofroj mundësi të punës praktike, mundësi të ngritjes profesionale përmes programeve të BPB Juniors, dhe punësim për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Banka për Biznes Sh. A. do të organizoj procesin e përzgjedhjes së studentëve në bazë të kritereve të pjesëmarrjes dhe do krijoj kushtet për studentët që janë pjesë e këtij programi, sigurimin e të gjitha materialeve të nevojshme për mbarëvajtjen e programit, organizimin profesional dhe monitorimin e angazhimit të studentëve, përkrahjen e vazhdueshme të studentëve pjesëmarrës në program, e gjithë kjo me qellim zhvillimin e shkathtësive dhe rritjen e përformances prej bankiereve të rinj.