U mbajt takimi i Grupit Punues në “Sigurimin e Cilësisë dhe aplikimit të standardeve të Arsimit të Lartë të EU në IAL në Kosovë”

Administrator Administrator 30 May 2017 Archived

Nën organizimin e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, u mbajt takimi i parë i Grupit Punues me temën “Sigurimi I Cilësisë dhe aplikimit të standardeve të Arsimit të Lartë të Unionit Evropian në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë”, në të cilin morën pjesë prorektorja për zhvillim dhe cilësi e UP-së, Prof. Ass. Dr. Teuta Pustina, zonja Belen Enciso, përfaqësuese e EACEA, prof.dr. Zenun Halili nga MASHT, pastaj përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë të Kosovës, koordinatorë të…

Qëllimi i këtij takimi grupor ishte të vlerësojë kontributin e projekteve Tempus dhe Erasmus + në përmirësimin e mekanizmave të Sigurimit të Cilësisë në nivel institucional dhe vendor dhe rolin plotësues në aplikimin e standardeve për Sigurimin e Cilësisë të inicuara nga organet qeveritare.

Objektivi i përgjithshëm i këtij takimi grupor ishte për të identifikuar pengesat kryesore në zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projekteve të Tempus dhe Erasmus + për Sigurimin e Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe për të gjetur zgjidhje më të mira të cilat do të garantojnë ndikim më të madh në aplikimin e projekteve të Erasmus + në Sigurimin Cilësisë për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e lartë. 

Ky takim grupor mblodhi koordinatorët e projekteve më të rëndësishme të Tempus dhe Erasmus + në Sigurimin e Cilësisë, ku u diskutua  për implementimin të standardeve të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet që përfaqësojnë dhe se ne cilat fusha duhet punuar me tepër në përmirësimin e Sigurimit të Cilësisë.