Thirrje për pjesëmarrje në shkollën verore 2019, Jalë, Shqipëri
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, organizojnë Shkollën Verore 2019 me temë: “Edukimi dhe punësimi në shekullin e 21- të”.
Ky aktivitet do të zhvillohet përgjatë datave 24 - 27 korrik 2019 në Jalë, Himarë, ku planifikohet pjesëmarrja e 120 të rinjve, nga të dy vendet organizatore.
Shkolla Verore 2019 do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh, nisur nga trajnimet me tematika si: bashkëpunimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor; punësimi dhe sipërmarrja, bazuar në aftësitë digjitale; njohuritë praktike për një jetesë të shëndetshme; edukimi joformal i orientuar kah tregut të punës; komunikimi ndërkulturor/tradicional vs. online; deri tek mbrojtja dhe kujdesi për mjedisin, lojërat sportive interaktive dhe aktivitetet me natyrë artistike e kulturore.
Nëse jeni të interesuar të përjetoni një eksperiencë unike, mes të rinjsh dhe ekspertësh, për të rritur kapacitetet, për t’u socializuar dhe argëtuar, jeni të ftuar të aplikoni në adresat elektronike:
Personi kontaktues: [email protected]
Aplikimet janë të hapura deri me datë: 21 korrik 2019.
Klikoni KËTU për më shumë informata rreth këtij aktivitet.