Thirrje për pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar të Mjekësisë, në Poloni

Administrator Administrator 28 August 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Mjekësisë që të aplikojnë në edicionin e gjashtë të Kongresit Ndërkombëtar të Mjekësisë, në Poloni, në të cilën pritet të marrin pjesë mbi 250 studentë dhe mjekë të rinj nga e gjithë bota.

Kongresi i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë në Lublin, do të mbahet përgjatë datave 28 – 30 nëntor 2019, në të cilën pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të fitojnë aftësi praktike përmes punëtorive dhe ligjëratave.

Ky kongres është një mundësi e mirë për të gjithë studentët dhe mjekët e rinj që të paraqesin hulumtimet dhe arritjet e tyre akademike në fushën e mjekësisë.

Detajet tjera rreth këtij kongresi i gjeni në linkun: http://www.limc.umlub.pl/