THIRRJE PËR GRANTE TË VOGLA PËR TË NXITUR BASHKËPUNIMET UNIVERSITARE - BIZNESORE PËR MË SHUMË PROGRAME STUDIMORE TË APLIKUARA NË KOSOVË
Projekti HERAS - Higher Education, Research and Applied Science në Kosovë shpallë të hapur thirrjen e dytë për aplikime për grante të vogla, për të nxitur bashkëpunimet universitare-biznesore për më shumë programe studimore të aplikuara në Kosovë.
Në këtë thirrje për grante, kanë të drejtë të aplikojne edhe stafi dhe studentët e Universitetit të Prishtines „Hasan Prishtina“.
Shuma maksimale e grantit është 1500 €.
Nëse nuk jeni të sigurt se ideja juaj përshtatet me thirrjen, ju mund të dërgoni idenë tuaj ose një abstrakt të shkurtër paraprakisht për konsultime tek: [email protected] ose [email protected].
Afati i fundit për aplikim është 18 shkurt 2019.
Për më shumë informacion (udhëzimet dhe formulari i aplikimit) vizitoni faqen e HERAS në linkun në vijim: https://www.heraskosovo.org/seed-funding-in-applied-study/